Tek Bylis, pavarësisht ndëprerjes së kampionatit janë të fokusuar maksimalisht tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luajnë në shtëpi ndaj Vllaznisë. Bilancin me këtë skuadër, sidomos në ndeshjet e luajtura në Ballsh, e kanë pozitiv dhe prandaj duan ta vazhdojnë atë.

Ballshiotët kanë shtuar organikën dukshëm, madje ndaj Vllaznisë do të jenë për lojë edhe dy lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, Roni Uankeuai sulmues, por edhe David Karmona, mbrojtës krahu. Trajneri Mirel Josa vazhdon përgatitjet bashkë me stafin e tij, duke përgatitur skuadrën dhe duke punuar shumë edhe psikologjikisht me djemtë.

Nga ana tjetër edhe lojtarët janë duke e përballuar më së miri këtë minifazë që do të kryhet deri në sfidën me shkodranët. Ballshiotët kanë afruar disa elementë në orët e fundit të merkatos dhe duket se tashmë grupi është “shkrirë në një”. Ndaj edhe në sfidën me Vllazninë, mallakastriotët do të jenë me grup të plotë.

SKEMA- Bylisi ka provuar që të luajë me një sulmues të deklaruar deri më tani siç është Mustafa, ndërsa duket se me shkodranët skema të ndryshojë. Mund të luhet me dy sulmues edhe pse Mustafa ka mbështetje, teksa janë Peralta dhe Kamara nga krahët apo dhe Malomo nga pas. Megjithatë, mund të luajë këtë herë edhe kamerunasi Uankuai nga minuta e parë, pasi është duke kapur formën e tij më të mirë.