Nga Fatos LAMAJ
Edhe pse jemi ende në atmosferën e Kombëtares pas fitores 0-1 përballë Serbisë në Leskovc. Ekskluzivisht për gazetën “Shkodra Sport” është zbardhur kalendari i 5 javëve në “Abisnet Superiore”.
Edhe pse FSHF ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar burime pran saj kan zbardhur kalendarin.
Kështu java e 7-të do të luhet e ndarë në dy ditë,të shtunën në 18 tetor do të luhen tre takime ndërsa të dielën në 19 tetor do të luhen dy takime,të cilat do të luhen në dy orare 14:00 dhe 17:00.
Ndërsa java e 8-të është e ndarë po në dy ditë të premten e datës 24 tetor dhe të shtunën e datës 25 tetor dhe kjo javë do të luhet në dy orare të ndryshme 14:00 dhe 17:00.
Java e 9-të vjen me dy risi jo vetëm në ditët që do luhet por edhe në oraret e saj. Kjo javë do të zhvillohet të martën e datës 28 tetor dhe të mërkurën e datës 29 tetor por jo vetëm kaq sepse do të luhet në tre orare të ndryshme në orën 14:00,17:00,19:30.
Faza e dytë e kampionatit “Abisnet Superiore” ose e thënë ndryshe java e 10-të e kampionatit,do të filloj në fillimin e muajt nëntor të dielën e 2 nëntorit dhe të hënën e 3 nëntorit ku e vetmja ndeshje ku pritet të përcaktohet orari dhe vendi se ku do të luhet është ndeshja Dinamo-Teuta,ndërsa kjo javë do zhvillohet po në 2 orare 14:00 dhe 17:00.
Java e 11-të e kampionatits “Abisnet Superiore” do zhvillohet të shtunën e datës 8 nëntor dhe të dielën e datës 9 nëntor në orën 14:00 dhe 17:00.
Më poshtë ju sjellim ekskluzivisht kalendarin e 5 javëve të ardhshme.
Java 7
Të shtunën
Bylis-Vllaznia(14:00)
Tirana-Teuta(17:00)
Egnatia-Dinamo(17:00)
Të dielën
Elbasani-Vora(17:00)
Flamurtari-Partizani(17:00)
Java 8
Të premten
Vora-Dinamo(14:00)
Vllaznia-Tirana(17:00)
Elbasani-Bylis(17:00)
Të shtunën
Partizani-Egnatia(17:00)
Teuta-Flamurtari(17:00)
Java 9
Të martën
Bylis-Vora(14:00)
Egnatia-Teuta(17:00)
Të mërkurën
Flamurtari-Vllaznia(17:00)
Tirana-Elbasani(19:30)
Dinamo-Partizani(19:30)
Java 10
Të dielën
Tirana-Bylis(14:00)
Flamurtari-Elbasani(17:00)
Dinamo-Teuta(e pa caktuar)
Të hënën
Vora-Partizani(14:00)
Egnatia-Vllaznia(17:00)
Java 11
Të shtunën
Tirana-Vora(14:00)
Vllaznia-Dinamo(17:00)
Të dielën
Bylis-Flamurtari(14:00)
Teuta-Partizani(17:00)
Elbasani-Egnatia(17:00)