FC Bayern është në negociata të avancuara për të blerë Sportpark Unterhaching, stadiumi i klubit fqinj SpVgg Unterhaching.
Kostoja vlerësohet rreth 7.5 milion €.
Stadiumi ka një kapacitet prej 15,053 vendesh ( 6,874 ulëse dhe 8,179 vende në këmbë ). Stadiumi do të përdoret për disa ndeshje të ekipeve të të rinjve, Bayern II dhe ekipit Bayern Frauen.
Vendimi erdhi pasi stadiumi aktual në Campus, me një kapacitet prej vetëm 2,500 tifozësh, është bërë i vogël për të përballuar rritjen e numrit të tifozëve që ndjekin ndeshjet e Bayern Frauen.







