Elbasani ka mposhtur Flamurtarin në sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Goli i Lajthisë në pjesën e dytë i dha 3 pikë të arta verdhebluve në transfertën e Vlorës.

Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërsa tension kishte edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive. Lajthia ishte ai që gjeti rrjetën pas goditjes me kokë.

Flamurtari ndërkohë pati disa pretendime për penallti, ndërsa një e tillë iu akordua nga gjyqtar Albert Doda në minutën e 81-të. VAR ndërhyri dhe pas rishikimit të rastit, Doda vendosi të ndryshonte vendimin e fushës.

Pas dhjetë javësh, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 5 pikë. Në anën tjetër Elbasani ka marrë kreun e renditjes me 20 pikë. Për t’u luajtur është ndeshja nesër mes Egnatias dhe Vllaznisë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 0-1 ELBASANI

61′ Lajthia