Ish-sulmuesi kilian Iván Zamorano (58 vjeç), që luajti 4 sezone me Real Madridin, foli për Yamal në emisionin “El Cafelito”, duke dhënë deklarata që kanë shkaktuar reagime: “Nuk do ta blija Lamine. Është një lojtar i madh, por nuk është në thelbin e Real Madridit. Unë do të zgjidhja Pedrin, është fenomen, i përulur dhe flet pak, kjo është esenca e Real Madridit.
Lamine nuk ka as shpirtin, as ADN-në e këtij klubi. Për Barcelonën, po; për Real Madridin, jo. Janë dy botë të ndryshme. Real Madridi është një ekip klasi dhe kulture, lojtarët e tij duhet ta përfaqësojnë këtë”.
Zamorano shtoi: “Kurrë nuk e dëgjova Messin të thoshte ‘na vodhën’, dhe ai ishte më i miri në botë. Një djalë 18-vjeçar që merr vëmendje për mënyrën si flet… nuk është gjë e mirë. Ai duhet të flasë në fushë, jo jashtë saj”.
Në fund, ai këshilloi Barcelonën: “Duhet ta udhëzojë mirë Yamal. Vetëm kështu do të bëhet një lojtar i madh. Ata që lënë trashëgimi janë prej një tjetër materiali”.







