Një lajm i trishtë ditën e sotme në Shkodër. Është ndarë nga jeta në moshën 38 vjeçare ish- portieri Arvjo Fishta. Ai punonte në një kompani interneti dhe sot ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti. Ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Një lajm ky shumë i trishtë për familjen e tij në rradhë të parë, por edhe për komunitetin e futbollistit sepse Arvjo prej vitesh ka qenë pjesë e tij. Fillimisht si sportist dhe me pas edhe si trajner. Nje djale i mrekullueshem, nje punetor i papare, por fati i tij i keq beri qe jeta t’i nderpritet ne mes.
Po kush eshte Arvjo Fishta? Ka lindur ne Shkoder ne vitin 1987 dhe qe ne moshe te vogel zgjedh te luaje futboll duke u angazhuar me ekipet zinxhir te Vllaznise ku trajner ka te mirenjohurin Ferid Borshi.
Por pikerisht ne moshen 17 vjeç ai realizon endrren e madhe: Te luaje ne Superlige. E ben kete me ekipin e Laçit i cili ne sezonin 2004-2005 po kalonte momente te veshtira dhe si rrjedhoje iu larguan shume prej lojtareve titullare.
Si rrjedhoje e duan Fishten ne porte dhe keshtu ndodh ndonese ai eshte vetem 17 vjeç, por luan gjate gjithe kohes si titullar. Me renien e kesaj skuadre nga Superliga, do te kalonte tek nje skuader tjeter po e Superliges- Shkumbini ku trajner ishte i mirenjohuri Faruk Sejdini. Aty eshte portier i dyte dhe ne gjysmen e dyte te sezonit 2005-2006 do te kalonte tek Turbina qe luante ne kategorine e pare. E beri kete zgjedhje per te luajtur si titullar dhe ia doli me sukses.
Ne sezonin 2006-2007 kalon tek Kastrioti, edhe ky ekip i Superliges ku eshte portier i dyte por ne fund te sezonit peson nje demtim te rende ne ligamentet e gjurit dhe si rrjedhoje ketu i thote lamtumire karrieres si futbollist ndonese ishte vetem 20 vjeç ne ate periudhe!!!
Pas lenies se futbollit, disa vite shkeputje, plot 10 te tilla derisa ne vitin 2017 i bejne nje ftese per te filluar pune si trajner portieresh tek Akademia Rozafa ku qendron dy vjet. Ne vitin 2019 nderkohe kalon tek “Djelmnia shkodrane”, aty ku ka punuar per 3 vjet, ndersa sezonin e kaluar ka qene pjese e stafit te ekipit te pare te Terbunit bashke me koleget e tij Sinan Bardhi dhe Donald Lari.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Fishta per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtim yt Arvjo!









