Deklarata e trajnerit të Dinamos Ilir Daja mbrëmjen e së shtunës pas ndeshjes në “Loro Boriçi” se ata “i mësuan Vllaznisë si luhet futboll”, ka shkaktuar një “reaksion” në kryeqendrën e Veriut. I rradhës që reagon në lidhje me atë deklaratë është trajneri shkodran Valmir Kurti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai i përgjigjet ashpër Dajës teksa shkruan:

“Duke marrë shkak nga deklarata e mbas ndeshjes të Vllaznisë kundër Dinamos e trajnerit Ilir Daja që ky zotnia na mësoi ne shkodranëve futbollin e bukur, dua t’i kujtoj shokut Daja që duhet të matet para se të flasë për Vllazninë!

Ne nuk jena një klub dosido por vetë historia e futbollit shqiptar. Shkodra e ka luajt futbollin aq herët kur të parët tuaj kanë menduar se kjo lojë ka ardh nga një planet tjetër. Dhe në qoftë se ka një skuadër që ia ka mësuar gjithë Shqipërisë futbollin e bukur e sulmues, ajo ka vetëm një emër: VLLAZNI.

Dhe përsa i përket Edi Martinit, kur Edi magjepste stadiumet shqiptare me lojën e tij, ti nuk e di a ke lujt futboll me ndonjë skuadër. Prandaj nuk mund të fyesh as ti dhe as ato pseudo- specialista futbolli nëpër studiot e Tiranës mbretëneshen e futbollit shqiptar, VLLAZNINË E SHKODRËS!”