Pas 11 javësh kampionat, “Transfermarkt.it” ka përllogaritur se sa i ka kushtuar çdo pikë klubeve të Serie A, duke ndarë vlerën totale të skuadrës me pikët e fituara. Rezultatet tregojnë kontraste të mëdha mes klubeve të vogla dhe gjigantëve të kampionatit.
Në krye të listës për raportin më ekonomik është Cremonese, me vetëm 1.87 milionë euro për pikë (shpenzim total 26.15 milionë dhe 14 pikë). Pas saj vijnë Pisa (3.31 mln/9 pikë) dhe Hellas Verona (4.43 mln/6 pikë). Në grupin e mesëm renditen Lecce (4.55 mln), Udinese (5.56 mln), Sassuolo (6.78 mln) dhe Bologna (7.53 mln).
Në anën tjetër, klubet më të shtrenjta për çdo pikë janë gjigantët: Milan (17.46 mln), Napoli (17.69 mln), Atalanta (24.75 mln) dhe mbi të gjithë Juventusi, me 25.81 milionë euro për çdo pikë (shpenzim 490.35 mln për 19 pikë). Në fund, surprizë negative është Fiorentina, me rekordin prej 39.88 milionë euro për pikë, pavarësisht shpenzimeve prej 199.40 milionësh dhe vetëm 5 pikëve të fituara./telesport/







