Sulmuesi Sumaila Bakajoko u rikthye te golit me dopietë të vlefshme për Superioren.

Egnatia ndërkohë fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Bylisit, ndërsa Bakajoko tha fjalën e tij pas ndeshjes.

“E prita sepse na është dashur fitorja dhe kjo vazhdimësi. Është mentaliteti, do vazhdojë dhe do e shohim në të ardhmen.

Është shumë e rëndësishme vazhdimësia. Jemi aty afër me Vllazninë dhe duhet ta fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh Bakajoko për “RTSH”.