Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKristjan Asllani në 'ajër', presidenti i vendos 'ultimatum'

Kristjan Asllani në ‘ajër’, presidenti i vendos ‘ultimatum’

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka folur së fundmi për lojtarin e tij, Kristjan Asllanin.

Mesfushori shqiptar është në huazim nga Inter, teksa klubi torinez ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Pikërisht për blerjen e shqiptarit, kreu i Torinos ka dilema.

“Ai ka arritur ‘play off’-in me Shqipërinë e tij, njësoj si ne italianët. Pati një pjesë të dytë të mirë në derbi. Na pëlqen Asllani, e morëm në huazim dhe ai po luan mirë. E ka në dorë trajneri që ta vendosë në fushë.

Blerja? Kemi bërë më pak se 1/3-n e sezonit, le ta shohim në aksion. Asllani po luan mirë dhe duhet të konfirmojë performancën e tij nëse do të joshemi për të blerë”, është shprehur Urbano Cairo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments