Juventusi u ndal në një barazim 2-2 në “Allianz Stadium” në javën e 14-të në Serie A.

Pas këtij dueli trajneri i bardhezinjëve ka folur për sfidën duke u ndalur edhe tek forma e Cristiano Ronaldos. Në fjalën e tij Sarri u shpreh:

“Ronaldos duhet të ri gjej shkëlqimin pasi gjendje tashmë është shumë e mirë fizike. Ai ka rifituar fuqinë. Tani po tregohet efikas në momentet finale. Hapi i radhës është të rikthehet të shkëlqej”, shtoi trajneri i Juves.

Kujtojmë që Ronaldo ka pasur probleme në gju javët e fundit, duke u detyruar të zëvendësohet në disa ndeshje të ndryshme të muajit të kaluar.