Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun ndërkombëtar të Tivatit

Tre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun ndërkombëtar të Tivatit

✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA

Xhudistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të mirë në turneun ndërkombëtar të Tivatit në Mal të Zi dhe si rrjedhojv tre prej tyre janë ngjitur edhe në podium si fitues të medaljeve.

Ky turne është zhvilluar në datat 28-29 nëntor dhe në të kanë marrë pjesë 500 garues, pjestarë të ekipeve të ndryshme të Rajonit dhe në mes tyre kanë qenë edhe 5 sportistë të ekipit të Vllaznisë.

Figurën më të mirë ndër to e bëri sportistja Validia Aliaj e cila duke konkurruar në peshën -78 kg për grupmoshën U21 ka dominuar mbi të gjitha kundërshtaret e saj dhe si rrjedhojë ka zënë vendin e parë në këtë peshë.

Ndërkohë Elisa Simoni duke konkurruar në peshën -48 kg për grupmoshën U18 ka zënë vendin e dytë. Të njëjtin vend ka zënë edhe xhudisti Alfredo Gjoka po për 18 vjeçarët në peshën -81 kg. Një figurë të mirë në këtë turne kanë bërë edhe dy sportistët e tjerë Kristjan Gjoni dhe Geraldo Gjini të cilët ndonëse fituan nga një ndeshje secili, nuk arritën dot të futen në zonën e medaljeve.

Gjithsesi me 3 sportistë në podium, ky turne mund të konsiderohet i suksesshëm për sportistët e Vllaznisë dhe si rrjedhojë trajneri Luigj Shkoza ka mbetur shumë i kënaqur me këto rezultate.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments