Flamurtari ka fituar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Francesco Moriero.
“Fitore shumë e rëndësishme për moralin e djemve. Këta djem po më japin me të vërtetë shumë. Kemi qenë të pafat në dy ndeshjet e fundit me dy barazime. Skuadra ka punuar mirë gjatë javës, sot treguan që kanë zemër për këtë fanellë dhe këtë qytet. Fitore shumë e rëndësishme për ne.
Pas këtij dueli perfekt, sa të vështirë të mbani ritmin? Unë u kam thënë djemve që asnjëherë në futboll nuk duhet të mungojë kurajo, ua kam thënë edhe sot që në fushë luhet 11 kundër 11. Ne kemi arritur ta interpretojmë mjaft mirë taktikisht, por sot djemtë e kanë merituar fitoren më shumë për sakrificën që kanë bërë. Sigurisht që diçka kemi rrezikuar, pasi luanim përballë kryesueses së kampionait, skuadër shumë e fortë.
Djemtë u kanë dhënë përgjigje atyre që s’besonin, përgjigja më e mirë. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme, të bëjmë mirë në vazhdim. Të kemi kurajo dhe të interpretojmë ndeshjet gjithmonë në mënyrë perfekte. Por e vendos ndeshja nëse do të barazohet apo të humbjet.
Momenti që ekipi të jetë fleksibël në taktika? Maksuti është lojtar shumë i rëndësishëm, e ka bërë ndeshje pas ndeshje. I kam dhënë besim që ditën e parë që kam ardhur. Duhet të them që edhe për mbrojtjen, sot ka bërë shkëlqyer. Trashi ishte tërheqësi i skuadrës, por të gjithë lojtarët do të thoja. Është normale që duhet kohë për të punuar, për të përballuar ndeshje pas ndeshje, duhet punë, impenjim. Mendoj që në futboll, çdo gjë kthehet. Theksoj që djemtë sot kanë vendosur shumë zemër, ishin perfektë taktikisht, në pak ditë kemi përgatitur ndeshjen. Unë jam bezdisës në aspektin taktik, por u them gjithmonë që intepretuesit janë vetë ata, jam i kënaqur për ta, e meritojnë.
Prova ka përfunduar, ky është Flamurtari i Morieros? Nuk ka një modul fiks në futboll. Unë besoj te interpretimi i ndeshjes. Çdo moment ndeshje ka situata të ndryshme, e rëndësishme të kesh një modul loje, por aty duhet të përmirsohemi, ka kohë për ta bërë këtë”, tha Moriero.















