Superiorja rikthehet të dielën me javën e 15-të të saj. Më 7 dhjetor janë programuar Bylis-Teuta dhe Tirana-Partizani.

Derbi i pazakontë për kryeqytetin, që mund të shijohet si rrallë herë të dielën. Ky takim është rezervuar në “Air Albania”, prej orës 18:00.

Ditën e hënë, më 8 dhjetor do të luhen tri ndeshjet e tjera për të mbyllur javën e 15-të. Fillimisht Egnatia do të presë Vorën në shtëpinë e saj.

Supersfida tjetër e javës, Elbasani-Vllaznia është rezervuar për në orën 19:00. Në të njëjtën kohë do të jetë duke u luajtur ndeshjes mes Flamurtarit dhe Dinamos.

AXHENDA E JAVËS SË 15-TË

E diel, 7 dhjetor

Bylis – Teuta(ora 13:30)

Tirana – Partizani(ora 18:00)

E hënë, 8 dhjetor

Egnatia – Vora(ora 16:00)

Elbasani – Vllaznia(ora 19:00)

Flamurtari – Dinamo(ora 19:00)