Sapo ka përfunduar edhe hedhja e shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026. Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.
Në rast se kjo mrekulli realizohet, atëherë kuqezinjtë do të jenë pjesë e grupit F sëbashku me Hollandën, Japoninë dhe Tunizinë. Ndërkohë Kosova nëse kualifikohet në ndeshjet e play-off do të ishte në grupin D sëbashku me SHBA, Australinë dhe Paraguajin.
Shorti i Botërorit
Grupi A: Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i Play off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Irlanda).
Grupi B: Kanadaja, Zvicra, Katar, Fituesi i Play off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Bosnja Hercegovine).
Grupi C: Brazil, Marok, Skocia, Haiti.
Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i Play off C (Kosova, Turqia, Sllovakia dhe Rumania)
Grupi E: Gjermania, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao.
Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i Play Off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina dhe Suedia)
Grupi G: Belgjika, Iran, Egjipt, Zelanda e Re.
Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Kapo Verde.
Grupi I: Franca, Senegal, Norvegjia, Fituesi i Play off 2 (Fituesi i Irak/ Bolivi-Surinam).
Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.
Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistan, Fituesi Play off 1 (Kongo/ Xhamajka-Kaledonia e Re)
Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Gana.















