Giovani Colella ka folur pas fitores 2-1 kundër Kukësit, në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Trajneri i Partizanit u shpreh i kënaqur për atë që të “tijtë” dhanë në fushën e blertë. Për mikrofonin e Oversport, tekniku i kryeqytetasve tha:

“Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Nuk kam asgjë për të zbuluar nga ekipi pasi nuk ka bërë diçka jo të mirë, u arrit rezultati dhe jam i kënaqur.

Rezultati? Nuk është se u shqetësova aq shumë, doja që skuadra ta menaxhonte sa më mirë rezultatin që kishim arritur.

Hadroji? Ka pasur një dëmtim, por nuk jam mjek të them diçka konkrete.

Zëvendësimet? Mendoj se nuk kam rrezikuar aspak me zëvendësimet. Mendoj se kanë bërë mjaft mirë me ata që aktivizova. Jam dakord me faktin se skuadra e uli ritmin në pjesën e dytë të lojës. Kam futur në lojë futbollistë të vitit 2003 dhe nuk kam menduar aspak se do të rrezikoja ndeshjen. Këtyre lojtarëve duhet t’i japim më shumë hapësira.

Nota? Për paraqitjen e sotme, skuadrën do ta vlerësoja me notën 6.5”, tha ai.