Edi Martini foli pas ndeshjes, që Vllaznia barazoi 1 me 1 përballë Bylisit. Trajneri i kuqebluve kishte kritika për ekipin kuqeblu pas sfidës në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Prisnim të fitonim ndeshjen, bëmë një gabim, njëherë erdhi Ballshi dhe shënoi. Ishim nervozë, jo të qartë, duhet të shënonim 2 me 0. Duhet ta shikojmë, kemi raste ku duhet të jemi më kavalierë shoku me shokun për të shënuar. Pastaj kaluam në nervozizëm, e donim golin me patjetër. Dhe nuk bëmë çfarë duhej.
Ne rreth minutës së 70-të dolëm me skemën 4-4-2 sepse e pashë konsumin e Jagos dhe Kastratit. Kërkuam 2-4-4, por Ballshi qëndroi shumë mbrapa, u mbrojt shumë mirë. Zuri hapësirat, sidomos në krahë. Atje tek zona e 30 metërshit duhet të jemi më të qartë dhe kavalierë.
Kur të duhet të fitosh me patjetër, gjithsecili do të bëjë diçka më tepër se duhet dhe e tepruam. Mund ta mbyllnim ndeshjes. Pas 1 me 1 duhet të shënonim gol. Kur duhen pikë, nervozizmi është aty. Je i paqartë, normalisht duhet ta fitonim ndeshjen, megjithatë ky është futbolli.
Kjo është ndeshje që duhej fitore, megjithatë duhet të kthjellohemi në kokë. Të jemi më të qartë dhe qetë se duhen pikë”, u shpreh Martini në “RTSH”.


