Kishte shpresa se do te ishte edhe ai i gatshem, por mesfushori Herald Marku ka humbur edhe ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje te shtunen ne shtepi ndaj Tiranes.

Mesfushori 24 vjeçar u pat demtuar ne pjesen e pare te ndeshjes ndaj Laçit, kur u detyrua te largohej nga fusha e lojes. Ai per shkak te terheqjes muskulare mungoi edhe ne sfiden ndaj Apolonise dhe po ashtu edhe ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Kjo ndaj Tiranes eshte e treta rradhazi qe ai nuk do te jete pjese e skuadres dhe tashme kjo eshte e sigurte. Mesfushori deri me sot nuk eshte bashkuar ende me grupin ne stervitje, e per kete arsye stafi teknik eshte duke i bere planet ta te.

Pritet qe ne vend te tij te jete serish Kruja qe sebashku me Krymin dhe Jonuzin te formoje treshen e mesfushes se Vllaznise per ndeshjen ndaj Tiranes.

Ekipi shkodran eshte i vendosur per ta fituar kete sfide sepse vetem ne kete menyre mund te vazhdoje te pretendoje per ta mbajtur vendin e pare deri ne fund te kampionatit.