Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy amerikano- latinë nisen drejt Shqipërisë, gati firmat me skuadrën e Superiores

Dy amerikano- latinë nisen drejt Shqipërisë, gati firmat me skuadrën e Superiores

Klubi i Tiranës po zhvillon një revolucion të mirëfilltë me ndryshime të mëdha në radhët e tij gjatë janarit. Pasi ka larguar njëherësh 9 futbollistë në ditët e kaluara dhe pret të bëjë të njëjtën gjë me emra të tjerë, klubi kryeqytetas do të bëjë edhe lëvizje në hyrje për të plotësuar radhët e ekipit të drejtuar nga Ardijan Nuhiu.

Dy nga emrat që do të firmosin me bardheblutë janë lojtarët nga Kosta Rika, Fredi Alvarez dhe Johan Kortes. I pari është qendërmbrojtës ndërsa i dyti është mesfushor ofensiv dhe të dy vijnë nga radhët e klubit të Liberias.

Të dy futbollistët kanë udhëtuar drejt vendit tonë menjëherë pas festimit të Vitit të Ri me familjarët e tyre, pasi objektivi është të hedhin firmën në kontratë dhe t’u bashkohen bardhebluve që në ditët e para të stërvitjes në janar.

Ndaj futbollistët kanë postuar në rrjetet sociale një foto së bashku në aeroport që me 1 janar, teksa bëheshin gati për të udhëtuar drejt Tiranës, për të nisur këtë aventurë të re në futbollin shqiptar si pjesë e bardhebluve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments