Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi shkodran Flori Spahija në formë të shkëlqyer. Shënon dy gola në...

Mbrojtësi shkodran Flori Spahija në formë të shkëlqyer. Shënon dy gola në miqësoren e rradhës të Vjosës

Mbrojtësi shkodran Flori Spahija po kalon një formë shumë të mirë sportive tek ekipi i tij FC Vjosa dhe këtë po e demonstron jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshjet miqësore që po zhvillohen në prag të nisjes së fazës të dytë të kampionatit.

22 vjeçari i cili është nën kontratë me FC Prishtina, por është huazuar tek Vjosa, është kthyer në një element të rëndësishëm për këtë të fundit. Ai jo vetëm është një pjesë e rëndësishme e formacionit, por tashmë po shndërrohet edhe në protagonist si golashënues.

Në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj ekipit Drini i Bardhë të fituar nga Vjosa me shifrat 3-1, Spahija ka qenë autori i dy prej golave të skuadrës së tij. Një tregues ky i formës së mirë që po kalon dhe ndonëse luan në mbrojtje, falë përgatitjes së tij shfaqet herëpashere edhe në zonën kundërshtare dhe kështu veproi edhe dje teksa shënoi dy gola.

Duhet thënë se ditët e fundit drejtues të Prishtinës e kanë kontaktuar me idenë e rikthimit nga huazimi, por duket se ish- mbrojtësi i Vllaznisë për momentin ka dëshirë të qëndrojë deri në fund të sezonit tek Vjosa, skuadër ku po e gjen veten më së miri dhe ajo çka është më e rëndësishmja, po luan rregullisht.

Kjo ishte ajo që i mungonte Flori Spahijës sepse siç dihet ai kaloi momente të vështira pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer në gjurin e tij, por tashmë gjithçka po shkon ashtu si duhet dhe lojtari po rikthehet në formën e tij më të mira.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments