Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Portieri 17 vjeçar shkodran grumbullohet me ekipin e parë të Juventusit...

FANTASTIKE/ Portieri 17 vjeçar shkodran grumbullohet me ekipin e parë të Juventusit për ndeshjen ndaj Napolit

Një lajm fantastik për portierin me origjinë nga Shkodra, Raffaele Huli. 17 vjeçari i lindur në Itali është grumbulluar sot me ekipin e parë të Juventusit për ndeshjen e kampionatit, atë ndaj Napolit që do të startojë në orën 18:00.

Ai bën pjesë në listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë nga trajneri Spalleti, përkrah dy portierëve të tjerë Di Gregorio dhe Perin. Për ndeshjen e sotme ndaj Napolit mungon Pinsoglio, portieri i tretë dhe për këtë arsye kanë thirrur Hulin.

Ky padyshim që është një moment lumturie për këtë 17 vjeçar i cili vjen nga ekipi “Primavera” i Juventusit, ku po spikat me paraqitjet e tij dhe prandaj është vazhdimisht edhe në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.

Raffaele Huli siç dihet mbron edhe portën e kombëtares U19 të Shqipërisë dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme. Jo më kot, sot ai do të jetë në pankinë me ekipin e Juventusit në ndeshjen e Seria A ndaj Napolit, ndonëse është vetëm 17 vjeç.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments