Ka qenë thuajse e kryer puna për emërimin e Dritan Smajlit si trajneri i ri i Kukësit, por gjërat kanë marrë rrugë tjetër. Drejtuesit e këtij klubi mësohet se nuk ia kanë plotësuar kërkesat lezhjanit të njohur dhe si rrjedhojë ai është tërhequr nga kjo detyrë.
Si rrjedhojë Kukësi e ka gjetur trajnerin që do të udhëheqë gjatë pjesës së mbetur të sezonit. Mësohet se do të jetë Bledi Kadiu i cili do të marrë drejtimin e verilindorëve. Rikujtojmë që në fazën e parë ai ishte i ulur në pankinën e klubit të Kategorisë së Dytë, Luzi 2008.
Nga ana tjetër Kukësi ka humbur mesfushorin Okseold Sefa i cili ka vendosur të rikthehet te Vora. 24-vjeçari ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Bellajt dhe tashmë do të kthehet aty ku nisi gjithçka.
Rikujtojmë që futbollisti u largua nga vorakët rreth një viti më parë ku iu bashkua verilindorëve me të cilët regjistroi 19 ndeshje, 2 asiste dhe një gol.


