Shkruar nga Endri ÇINARI
Përballjet mes Teutës dhe Vllaznisë kanë prodhuar historikisht duele të luftuara, por statistikat e 10 ndeshjeve të fundit tregojnë një epërsi të qartë të skuadrës shkodrane. Në këtë periudhë, Teuta ka arritur vetëm një fitore, duke e thyer dominimin e Vllaznisë në ndeshjen e fundit mes dy ekipeve, të zhvilluar në Shkodër, ku durrsakët triumfuan minimalisht me shifrat 0-1 në kuadër të fazës së dytë të kampionatit.
Nga ana tjetër, faza e parë e këtij sezoni solli një përballje të ekuilibruar në stadiumin e Durrësit, ku Teuta dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1. Një ndeshje me ritëm dhe raste për shënim nga të dyja skuadrat, që pasqyroi rivalitetin dhe intensitetin që shoqëron gjithmonë këtë duel mes dy ekipeve me histori në futbollin shqiptar.
Megjithatë, në 8 takimet e mëparshme mes tyre, Vllaznia ka treguar një supermací të dukshme, duke regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime, pa i lënë hapësirë kundërshtarit për sukses. Ky bilanc konfirmon vazhdimësinë e rezultateve pozitive për kuqeblutë, të cilët shpesh kanë ditur ta menaxhojnë më mirë lojën dhe momentet vendimtare ndaj Teutës.
Në prag të sfidës së radhës, këto statistika shërbejnë si një tregues i qartë i favoritizmit të Vllaznisë, por njëkohësisht edhe si motiv shtesë për Teutën për të përmbysur trendin negativ. Kuqeblutë do të synojnë ta pasurojnë më tej bilancin e tyre pozitiv këtë të diel në transfertën bregdetare, ndërsa durrsakët do të kërkojnë konfirmim dhe vazhdimësi pas suksesit të fundit.


