Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAsnjë gol i pësuar në vitin 2026, Vllaznia është 'bunker'

Asnjë gol i pësuar në vitin 2026, Vllaznia është ‘bunker’

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia e vitit 2026 po ndërton identitetin e saj mbi një bazë të hekurt: mbrojtjen. Prapavija kuqeblu është shndërruar në një bunker të vërtetë, duke i dhënë skuadrës shkodrane siguri, qetësi dhe vazhdimësi në rezultatet pozitive. Në një sezon ku ekuilibrat vendosen shpesh nga detajet, Vllaznia ka zgjedhur të mos lërë asgjë rastësisë pas.

Statistikat flasin qartë dhe me zë të lartë. Në vitin kalendarik 2026, shkodranët kanë zhvilluar 7 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, pa pësuar asnjë gol. Pesë prej tyre në kampionat dhe dy në kupë, ku kuqeblutë kanë qenë absolutisht perfektë, duke ruajtur portën të paprekur në çdo minutë loje. Po ashtu ajo që shton vlerat e kësaj statistike është edhe fakti se 9 herë kampionët e vendit kanë fituar të gjitha ndeshjet ku nuk kanë pësuar gol.
Në total, bëhet fjalë për 630 minuta pa pësuar gol, një shifër që konfirmon se mbrojtja është tashmë pika më e fortë e skuadrës. Një ecuri e tillë nuk është thjesht rezultat i fatit, por produkt i një pune të kujdesshme taktike, disipline dhe përqendrimi maksimal në çdo duel.

Një rol vendimtar në këtë seri kanë pasur edhe portierët. Pohls në kampionat dhe Jukaj në ndeshjet e kupës janë shndërruar në një garanci totale për Vllazninë. Me pritje vendimtare, dalje të sigurta dhe komunikim të vazhdueshëm me repartin difensiv, ata kanë dhënë qetësinë e nevojshme për gjithë skuadrën.

Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë stabilitet është fakti se mbrojtja ka ndryshuar shpesh nga ndeshja në ndeshje. Megjithatë, emra si Gurishta, Çelikovic, Bajrami, Pusi dhe Gjini kanë treguar një nivel të lartë qëndrueshmërie dhe besueshmërie, duke u përshtatur me njëri-tjetrin pa probleme dhe duke ruajtur të njëjtin standard performance.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments