Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikthimet e të dëmtuarve dhe afrimi i Dodajt, Vllaznia me dy formacione

Rikthimet e të dëmtuarve dhe afrimi i Dodajt, Vllaznia me dy formacione

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia po hyn në fazën më vendimtare të sezonit me një lajm që vlen sa një përforcim i madh: rikthimin e plotë të kontingjentit. Pas thuajse pesë muajsh mungesë, Dros është gati të zbresë sërish në fushë, ndërsa Kuro dhe Hakaj kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikuperuar në 100% të formës së tyre. Si të mos mjaftonte kjo, afrimi i Dodajt në merkato i jep skuadrës një dimension të ri, duke krijuar mundësi reale për dy formacione konkurruese.

Shkodranët tashmë duken të kompletuar në çdo repart, me alternativa të dubluara në çdo pozicion. Një luks i rrallë në këtë fazë të sezonit, që shton ndjeshëm opsionet për trajnerin Martini dhe stafin e tij teknik. Me më shumë zgjedhje në formacion dhe me konkurrencë të brendshme të shtuar, intensiteti në stërvitje rritet dhe cilësia në fushë pritet të reflektojë këtë rivalitet pozitiv.

Rikthimi i Dros i jep stabilitet dhe eksperiencë repartit përkatës, ndërsa forma optimale e Kuros dhe Hakajt forcon boshtin e skuadrës. Nga ana tjetër, Dodaj sjell energji dhe alternativa taktike, duke i mundësuar Martinit fleksibilitet në varësi të kundërshtarit dhe objektivave të ndeshjes.

Nëntë herë kampionët e vendit janë në garë për dy trofe dhe ambicia në Shkodër është e qartë. Me një grup të plotë dhe të etur për sukses, çdo futbollist është i vetëdijshëm se minuta në fushë fitohen vetëm përmes performancës maksimale. Në këtë fazë nuk ka vend për lëshime: secili duhet të japë maksimumin për të kontribuar në arritjen e objektivave madhorë.

2 formacionet e Vllaznisë

POHLS
GURISHTA-GJINI-ÇELIKOVIÇ
KASTRATI-KALLAKU-KRYMI-QATO-JAGO
MALA-BALAJ

JUKAJ
BAJRAMI-PUSI-KUROS
TAFILI-SALA-DROS-MURATAJ-HAKAJ
DODAJ-BISMARK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments