Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdodhi ajo që pritej, Elbasani fiton në Durrës ndaj Teutës

Ndodhi ajo që pritej, Elbasani fiton në Durrës ndaj Teutës

Elbasani është afruar me Vllazninë e kreut falë një fitoreje të vështirë me përmbysje me shifrat 2-1 përballë Teutës, e cila praktikisht ia ka dhuruar në sekondat e fundit të sfidës.

Pas një pjese të parë shumë të luftuar, durrsakët ishin me meritë në avantazh falë penalltisë së Arifit. Por në të dytën, situata ndryshoi pasi durrsakët u tërhoqën dhe Elbasani gjeti po shpejt barazimin me një penallti tjetër të akorduar falë ndihmës së VAR-it. Më pas skuadrat për shumë minuta preferuan të mos rrezikonin, duke qëndruar larg portave kundërshtare, me Elbasanin që u hodh në minutat e fundit në sulm.

Selmani bëri heroin duke pritur dy herë penalltinë e Diallo si dhe ndali një tjetër gjuajtje në shtesë. Por as ai nuk mund të bënte asgjë kur mbrojtja e tij në mënyrë të çuditshme për një ekip që ka lojën në ajër si armën e fortë, harroi si mbrohet në goditjen nga këndi të minutës së 95-të dhe Ze Gomesh shënoi me lehtësi golin e fitores 2-1 që i dha tre pikë të arta skuadrës së Elbasanit.

TEUTA-ELBASANI 1-2
23′ (p) Arifi / 53′ Diallo , 90’+5′ Ze Gomesh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments