Monday, April 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkodra U17 e Arbër Shytanit e sigurtë drejt Superiores kur kanë mbetur...

Shkodra U17 e Arbër Shytanit e sigurtë drejt Superiores kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit

Shkodra U17 ecën e sigurtë drejt Kategorisë Superiore. Ajo e ka mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e parë të renditjes dhe tashmë kanë do të luajë edhe ndeshjet e play-off, por ecuria e saj të bën të besosh se objektivi do të jetë mëse i arritshëm.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arber Shytani ka bërë jashtëzakonisht mirë deri më tani. Në 22 ndeshjet e zhvilluara në kampionat, ka arritur 21 fitore dhe vetëm 1 barazim (atë ndaj Elbasanit), ndërkohë që fjala humbje nuk ekziston për këtë ekip.

Por ajo që të bën përshtypje është golaverazhi i shkëlqyer që ka, me 103 gola të shënuar dhe vetëm 11 të pësuar, pra +92. Shifra këto të një ekipi që i ka të gjitha shanset dhe mundësitë për t’u shpallur kampion.

Në rradhët e Shkodra U17 janë edhe dy sulmues si Julian Bushati dhe Donard Marku të cilët kanë shënuar nga 22 gola secili dhe ky është një tjetër tregues pse ky ekip ka patur një ecuri të tillë.

Tashmë kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit, por ekipi shkodran me 64 pikë në renditje, plot 10 më shumë se Egnatia e vendit të dytë, mund të thuhet me plot gojën se do të jetë kampion i kategorisë së parë dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në Superiore.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments