Ndonëse e kanë ndeshjen e parë finale të kampionatit, tek Pogradeci janë mëse të kënaqur me trajnerin Besnik Lisha. Drejtuesit e ekipit të volejbollit të femrave të këtij qyteti kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin e njohur shkodran.
Kjo sepse ata kanë mbetur shumë të kënaqur me punën e tij nga fillimi i sezonit e deri më tani dhe pavarësisht faktit nëse ekipi do të shpallet kampion apo jo, ai do të vazhdojë punën me ekipin e Pogradecit edhe në sezonin e ardhshë. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të klubit pogradecar ku shkruhet:
“ZYRTARE
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqesine të njoftojë nënshkrimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Trajnerin Besnik Lisha edhe për Sezonin Sportiv 2026-2027. Suksese!”
Kujtojmë që këtë sezon, Pogradeci nën drejtimin e Besnik Lishës fitoi Ligën “Gjergj Kastrioti” si dhe Kupën e Shqipërisë dhe është në garë edhee për fitimin e titullit kampion, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë finale ndaj Tiranës.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


