Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Portieri shkodran Entoni Shkoza ishte protagonist absolut në fitoren minimale 0-1 të Dinamo Ferizaj në transfertë ndaj Kika. 24-vjeçari zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të vendasve dhe duke i dhënë siguri të plotë repartit mbrojtës.
Reagimet e tij në momentet kyçe të takimit rezultuan vendimtare për ruajtjen e portës së paprekur, ndërsa ndërhyrjet ndaj goditjeve të forta konfirmuan formën e mirë që po kalon.
Me këtë performancë, Shkoza po konsolidon gjithnjë e më shumë statusin e titullarit në portën e skuadrës nga Ferizaj.
Paraqitjet e fundit tregojnë se Dinamo Ferizaj ka fituar një element të rëndësishëm mes shtyllave, me portierin shkodran që po shndërrohet në një nga pikat më të forta të ekipit në këtë fazë të sezonit.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


