Duhej të ishte ndeshja e kthesës për Vllazninë e basketbollit të meshkujve ajo e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Tiranës, por kanë qenë bardheblutë që në fund kanë triumfuar sërish ata dhe kësisoj me avantazhin 2-0 të gjysmëfinaleve, duken më afër arritjes së objektivit.
Në prani të rreth 1 mijë tifozëve shkodranë, Vllaznia e nisi shumë keq ndeshjen dhe si rrjedhojë nga kjo kanë përfituar miqtë që e mbyllin periodën e parë me avantazhin e konsiderueshëm 32-11. Një diferencë prej 21 pikësh krijuar në vetëm 10 minuta tregon qartë nivelin jo të duhur të kuqebluve.
Por në pjesën e dytë ata rregullojnë mbrojtjen dhe po ashtu edhe sulmin duke bërë që gjithçka të barazohet dhe dy ekipet shkojnë në pushimin e ndeshjen me shifrat e barabarta 44-44. Edhe perioda e tretë nis si e barabartë, por me kalimin e minutave është Tirana që shfaqet më dominuese dhe si rrjedhojë e mbyll atë në shifrat 7ß-57.
Një diferencë kjo mëse e mjaftueshme për të kontrolluar periodën e fundit, ndërkohë që tek Vllaznia e kanë herëpashere me arbitrat duke kontestuar vendimet e tyre, por asgjë nuk ndryshon. Rezultatin ngushtohet deri në katër pikë por vetëm kaq sepse në fund është Tirana që fiton 90-86.
Në këtë mënyrë ajo udhëheq ndeshjet gjysmëfinale në shhifrat 2-0 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë që do të luhet në kryeqytet ku Vllaznia do të kërkojë të mbetet në lojë, por shanset duhet pranuar se nuk janë në anën e saj.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


