Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi pukjan Patrik Fetaj është lojtar i lirë pas largimit nga Burreli, teksa ende nuk ka finalizuar një marrëveshje për sezonin e ri.
Edhe pse emri i tij është përfolur për një rikthim te Besëlidhja e Lezhës, burime pranë lojtarit bëjnë me dije se bisedimet janë në zhvillim e sipër, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Fetaj, i cili sezonet e fundit ka qenë një element i rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës së Burrelit, aty edhe ku ka luajtur prej dy sezonesh, po shqyrton opsionet e tij për të ardhmen.
Situata mbetet e hapur dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime sa i përket destinacionit të tij të radhës. Lojtari 26-vjeçar kërkon një projekt serioz ku të ketë hapësirat e duhura për të vijuar karrierën e tij, ndërsa interesimi nga disa klube nuk mungon.


