Tek Tirana kanë filluar lëvizjet e para ende pa u hapur merkatoja. I pari që largohet është portieri Anxhelo Tafas. Nga sa bëhet e ditur, ai dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për ndërprerjen e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe në fakt kjo ka qenë disi e pritshme.
Tafas ishte protagonist deri në javën e 23-të të Abissnet Superiore, kur edhe fitoi shiritin e kapitenit. Më pas humbi vendin e titullarit, pasi në portë u preferua Visar Bekaj.
25-vjeçari largohet me kujtimin e 24 ndeshjeve si bardheblu. Gjatë kësaj kohe e mbajti portën e paprekur në gjashtë takime, ndërsa te të tjerat pësoi 35 gola.
Mbetet për t’u parë se ku do të vijojë karriera e tij, por me siguri që do të gjejë shpejt ekip sepse me aftësitë që ka garanton siguri në prapavijë.


