Tashmë është zyrtare! Irgi Kasalla nuk do të jetë më pjesë e Vorës për sezonin e ardhshëm. Është vetë mesfushori i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram ku njofton mbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm me skuadrën vorake.
23-vjeçari i shprehet falenderues klubit, shokëve të skuadrës, tifozëve, trajnerit Arjan Bellai, e sidomos presidentit Albert Xhabaftit për mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë këtij rrugëtimi.
Po ashtu, Kasalla pati një mirënjohje të veçantë dhe për Korabin, ish-klubin ku ai hodhi dhe hapat e parë të karrierës. Me Vorën, ai zhvilloi 67 paraqitje ku ka shënuar 20 gola dhe ka kontribuar gjithashtu me 5 gola.
Mesfushori pritet që në ditët në vazhdim të prezantohet tek skuadra e tij e re, Kolos Kovalivka, klub që militon në Premier League-n ukrainase.


