Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Egnatia mbyll bashkëpunimin me një nga sulmuesit e saj

ZYRTARE/ Egnatia mbyll bashkëpunimin me një nga sulmuesit e saj

KF Egnatia ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Kastriot Selmani. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku klubi rrogozhinas ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë nga lojtari.

Në mesazhin lamtumirës, klubi ka vlerësuar impaktin e Selmanit, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Egnatias.

Ky vendim shënon fundin e një kapitulli për lojtarin, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit me titullin e 3-të të fituar rradhazi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments