Në miqësoren kundër Luksemburgut, mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj regjistroi paraqitjen numër 100-të, arritje historike për një lojtar me fanelën e Shqipërisë. Para disa minutash, mbrojtësi 32-vjeçar, ka ndarë për ndjekësit postim në Instagram.
“100… Krenari…”, shkruan Hysaj, teksa në sfond është fotoja me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, krahas fanelës me shifrën “100”.
Edhe pse kjo statistikë nuk është “shkelur” nga asnjë futbollist në historinë e Kombëtares, shkodrani tregon thjeshtësi dhe përultësi.
Ai ka debutuar më 6 shkurt të vitit 2013-të kundër Gjeorgjisë, e humbur 1 – 2, ku u fut në lojë si zëvendësues. Në këtë periudhë, trajneri i Shqipërisë ishte Giovanni De Biasi.


