Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Vllaznia mendon rikthimin e Herald Markut

EKSKLUZIVE/ Vllaznia mendon rikthimin e Herald Markut

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Merkatoja e verës ka nisur të prodhojë zërat e parë dhe një nga emrat që po lakohet pranë Vllaznisë është ai i mesfushorit Herald Marku. Burime pranë ambientit kuqeblu bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi të lojtarit, i cili ka veshur më parë fanellën e Vllaznisë në dy periudha të ndryshme.

Aktualisht Marku e ka mbyllur me Flamurtarin, ndërsa eksperienca dhe njohja që ai ka me ambientin shkodran e bëjnë një lojtar interesant për kuqeblutë në prag të angazhimeve europiane.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi ose nga vetë futbollisti për një marrëveshje të mundshme.

Gjatë këtyre ditëve, mesfushori shkodran pritet që të ketë biseda konkrete me presidentin Alban Xhaferi dhe mbetet për t’u parë nëse do të konkretizohet kjo lëvizje, apo emri i Herald Markut do të mbetet vetëm në kuadër të dëshirave të merkatos.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments