Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELedjo Tresa largohet nga Laçi dhe gati kalimi tek skuadra tjetër e...

Ledjo Tresa largohet nga Laçi dhe gati kalimi tek skuadra tjetër e Superiores

Ledjo Tresa ka qenë një nga pikat më të forta të Laçit për 3 sezone. Ai kontribuoi në ngjitjen e kurbinasve në Superiore teksa tashmë është gati për një aventurë të re. 20-vjeçari ka njoftuar largimin e tij ditën e sotme me një shkrim emocionues duke i falenderuar të gjithë për rrugëtimin e tij.

Duket se Tresa do të bashkohet me rivalët e Laçit në Superiore, Elbasanin. Raportohet se futbollisti ka nisur stërvitjen me verdheblutë dhe zyrtarizimi është thjesht çështje kohe.

“Pas një rrugëtimi të mbushur me sfida, emocione dhe kujtime të bukura, ka ardhur momenti të mbyll kapitullin tim me ekipin e Laçit dhe të nis një sfidë të re në karrierën time. Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të sinqertë për ekipin, presidentin, stafin dhe tifozët, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim.

Ka qenë një periudhë e mbushur me sfida, sakrifica dhe momente të paharrueshme që kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen timë profesionale dhe personale. Jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku, mirënjohës për besimin dhe respektin që kam marrë gjatë gjithë kësaj periudhë.

Çdo që kemi kaluar bashkë do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e jetës time. Falenderime për secilin prej jush që ishit pjesë e rrugëtimit tim. Ju uroj suksese dhe më të mirat në vazhdim”, shkruan Tresa në një postim në InstaStory

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments