Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBastian Schweinsteiger kritikon ashpër ndryshimet në Botëror: Ndeshjet po ndahen në katër...

Bastian Schweinsteiger kritikon ashpër ndryshimet në Botëror: Ndeshjet po ndahen në katër pjesë

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe kampion bote në vitin 2014, Bastian Schweinsteiger, ka kritikuar publikisht rregullat e reja të aplikuara në Kupën e Botës, duke shprehur pakënaqësi gjatë komentimit të ndeshjes Bosnje e Hercegovinë – Kanada.

Sipas tij, “cooling breaks” po e copëzojnë ritmin e lojës dhe në shumë raste nuk justifikohen nga kushtet atmosferike, duke krijuar ndërprerje të panevojshme që ndikojnë edhe në rrjedhën e ndeshjes.

“Kjo më bëri pak nervoz! Nuk është 40 gradë këtu me 100 përqind lagështi. Dhe ata po bëjnë pushime. Nëse temperaturat ishin 50 gradë, atëherë pushimet janë, sigurisht, të nevojshme. Ky rregull është mjaft i diskutueshëm kur moti është në të vërtetë i mirë për futbollin”, u shpreh Schweinsteiger gjatë transmetimit.

Ai gjithashtu u habit nga ujitja e fushës në mes të pjesës së parë, duke thënë se kjo ndryshon ndjeshëm ritmin dhe sjell pasiguri te lojtarët në pasime dhe kontrollin e topit.

“Dhe ajo që është edhe më vendimtare: ata e spërkasin fushën! Kjo ndryshon gjithçka… Mendoj se kjo ide nuk është e mirë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments