Angjelo Radovani nuk është më pjesë e FC Prizreni. Sulmuesi 25 vjeçar shkodran e ka mbyllur me këtë skuadër, por shumë shpejt mund të zyrtarizohet në një skuadër tjetër sepse në adresë të tij kanë mbërritur ofertat e para.
Futbollisti i dalë nga Akademia Vllaznia ka bërë një sezon përgjithësisht të mirë me ekipin e tij teksa ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje të luajtura, por këto statistika nuk i kanë shërbyer aq sa duhet FC Prizrenit për të qëndruar në Ligën e Parë.
Rënia e kësaj skuadre nga kategoria ka bërë që vetë Radovani të mendojë për të vijuar karrierën e tij diku tjetër. Forma e mirë që ai tregoi në sezonin e fundit, ka bërë që disa skuadra të hedhin sytë drejt tij.
Janë kryesisht skuadra të Kosovë që duan ta kenë në rradhët e tyre, por ditët e fundit janë edhe dy të futbollit shqiptar që e kanë kontaktuar dhe në ditët në vijim mund të ketë zhvillime.
Angjelo Radovani është një sulmues i talentuar i cili i ka treguar vlerat e tij në çdo skuadër ku ka luajtur dhe padyshim që në adresë të tij nuk mund të mungojnë ofertat. Që do të thotë se shumë shpejt atë do ta shohim në një ekip të ri.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


