Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania reagon në përvjetorin e saj: 6 vite vetëm, pa mbështetjen e...

Basania reagon në përvjetorin e saj: 6 vite vetëm, pa mbështetjen e pushtetit lokal dhe me indiferencën e bizneseve lokale

Dy ditë më parë Basania mbushi 6 vjeçe dhe padyshim që një përvjetor i tillë nuk mund të kalonte në harresë nga drejtuesit e saj. Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, klubi i kategorisë së dytë përmend shumë emocione të përjetuara në këto 6 vite, por nga ana tjetër ka përmendur edhe neglizhencën e pushtetit lokal për ta mbështetur, e po ashtu edhe indiferencën e bizeneseve lokale.

Pavarësisht këtyre problemeve, tek Basania duken të vendosur për të ecur më përpara. Ja postimi i plotë i këtij klubi në përvjetorin e gjashtë të krijimit të tij:

“15.06.2020-15.06.202, 6 vite Basania Football Club.

Do të duheshin orë të tëra dokumentaresh për të përshkruar emocionet dhe ndodhitë e këtyre 6 viteve unike për sportin e zonës, ndaj edhe pyesim veten të habitur…

…A mos ndoshta më shumë sepse në vetëm 6 vite duket e pamundur?

6 VITE BASHKË, në një rrugëtim të përbashkët me ëndrrat e qindra fëmijëve & të rinjve që kanë qënë apo janë pjesë e Basania FC.

6 vite punë e sakrificë së bashku me familjarët e fëmijëve & të rinjve, pa u lodhur e pa u ndalur në fokusin e përbashkët për të ardhme më të mirë.

E me keq’ardhje duhet thënë edhe…

….6 VITE VETËM sa i përket mbështetjes së Pushtetit Vendor e pse mos ta themi edhe Indiferenca e Bizneseve Lokale nuk korrespondon me qytetarinë sportdashëse të zonës dhe civilizimin që e karakterizon.

E megjithate, Basania FC nuk ndikohet nga VOGËLSIA e askujt e do të vijojë të shënojë edhe pafund përvjetorë të tjerë,

sepse Basania FC është lindur nga pasioni dhe rritur përulësisht me MADHËSHTINË e dinjitetit n’gen.

Mirënjohje pafund çdo’kujt që ka dhënë kontributin e Tij/Saj tek Basania FC!

Falenderues edhe ndaj qindra sportdashësve që e ndjejnë dhe i përjetojnë zhvillimet rreth dhe tek Basania FC.

Falemnderit të gjithve me zemër! Sport, dinjitet, qytetari. Basania FC”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments