Tuesday, July 14, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORILajmi i fundit/ FSHF nxjerr rregullore të re për numrin e futbollistëve...

Lajmi i fundit/ FSHF nxjerr rregullore të re për numrin e futbollistëve të huaj në futbollin shqiptar

Pas eksperimentit të dështuar të sezonit të kaluar kur rritja e numrit të huajve jo vetëm që nuk solli progres tek skuadrat e futbollit shqiptar, por edhe solli një çorganizim të Akademive, tashmë FSHF duket se “ka zënë mend” dhe për sezonin e ri do ta reduktojë numrin e të huajve.

Ditën e sotme, institucioni i futbollit shqiptar ka informuar klubet për rregullat e reja sa i takon numrit të të huajve të cilat do të jenë si më poshtë:

“Abissnet Superiore” maksimumi do të jenë 12 të huaj në listën prej 25 lojtarësh të federimit. Por ndërkohë maksimumi do të jenë 7 lojtarë të huaj që do të aktivizohen njëherazi në fushën e lojës.

Kategorinë e Parë maksimumi do të jenë 10 të huaj në listën prej 25 lojtarësh të federimit. Por ndërkohë maksimumi do të jenë 5 lojtarë të huaj që do të aktivizohen njëherazi në fushën e lojës.

Kategorinë e dytë dhe Kategorinë e Tretë maksimumi do të jenë 6 të huaj në listën prej 25 lojtarësh të federimit. Por ndërkohë maksimumi do të jenë 3 lojtarë të huaj që do të aktivizohen njëherazi në fushën e lojës.

Kampionatet e Moshave maksimumi do të jenë 4 të huaj në listën prej 25 lojtarësh të federimit. Por ndërkohë maksimumi do të jenë 2 lojtarë të huaj që do të aktivizohen njëherazi në fushën e lojës.

Kampionatin e Femrave maksimumi do të jenë 10 lojtare të huaja në listën prej 25 lojtarësh të federimit. Por ndërkohë maksimumi do të jenë 5 lojtare të huaja që do të aktivizohen njëherazi në fushën e lojës.

Ndërkohë futbollistët/ et që zotërojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës ose të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do të konsiderohen lojtarë të huaj.

Por do të ketë një përjashtim për një rast. Atë që Klubet e Abissnet Superiore të cilat në datën e hyrjes së këtij vendimi kanë të rregjistruar 10 deri në 12 lojtarë me kontrata deri në fund të sezonit 2026-2027, do të kenë të drejtën të aktivizojnë në fushën e lojës 2 lojtarë më shumë se kufiri prej 7 lojtarësh me kusht që këta lojtarë të deklarohen nga klubi në momentin e dorëzimit të listës së lojtarëve për sezonin 2026-2027.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments