Monday, July 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Zbulohet stafi i ri i Akademisë Vllaznia, ja kush do të...

EKSKLUZIVE/ Zbulohet stafi i ri i Akademisë Vllaznia, ja kush do të drejtojë ekipet zinxhir të moshave kuqeblu

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

“Shkodra Sport” ka mësuar ekskluzivisht emrat e trajnerëve që do të drejtojnë ekipet e Akademisë Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit kanë përcaktuar stafin teknik për pothuajse të gjitha grupmoshat, duke kombinuar trajnerë me eksperiencë dhe emra që prej vitesh punojnë me futbollin e të rinjve.

Ekipi U-19 do të drejtohet nga Haris Lika, ndërsa në rolin e zëvendëstrajnerit do të jetë Khaled Hoxha. Ndërkohë, skuadra U-17 i është besuar Haris Dalipit, me Ivo Shestanin si ndihmës të tij. Tek U-16, trajner do të jetë Valdano Nimani, ndërsa Ardit Mesi do të mbajë detyrën e zëvendëstrajnerit.

Ekipi U-15 do të drejtohet nga Edmond Doçi, ndërsa emri i zëvendëstrajnerit ende nuk është përcaktuar. Për grupmoshën U-14 është përzgjedhur Malvin Meçarovi si trajner, me Gjengis Bandulën në rolin e zëvendëstrajnerit. Ndërsa tek U-13, drejtimin e skuadrës do ta ketë Ylad Pirani, me postin e ndihmëstrajnerit që mbetet ende vakant, ku ndoshta një opsion mund të jetë Gjon Kola.

Në grupmoshën U-11, trajner është emëruar Safet Osja, ndërsa Florind Bardulla do të jetë zëvendësi i tij. Sakaq, ekipi U-9 do të drejtohet nga Arben Parmeza. Me këtë organizim, Akademia Vllaznia synon të vazhdojë punën për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe përgatitjen e talenteve që në të ardhmen do të jenë pjesë e ekipit të parë kuqeblu.

STAFI I TRAJNERËVE I AKADEMIA VLLAZNIA 2026-2027:

U-19: Haris Lika – trajner / Khaled Hoxha – zëvendëstrajner

U-17: Haris Dalipi – trajner / Ivo Shestani – zëvendëstrajner

U-16: Valdano Nimani – trajner / Ardit Mesi – zëvendëstrajner

U-15: Edmond Doçi – trajner / zëvendëstrajner ende i papërcaktuar

U-14: Malvin Meçarovi – trajner / Gjengis Bandula – zëvendëstrajner

U-13: Ylad Pirani – trajner / zëvendëstrajner ende i papërcaktuar

U-11: Safet Osja – trajner / Florind Bardulla – zëvendëstrajner

U-9: Arben Parmeza – trajner

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments