Fitorja 5-0 ndaj Vllaznisë nuk paska qenë rastësi për Malishevën. Pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç arriti të fitonte edhe ndeshjen e parë të turit të dytë të “UEFA Conference League” ndaj skocezëve të Hibernian me rezultatin 2-0.
Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” te Prishtines dhe është dominuar nga vendasit. Sigurisht që karta fituese e Malisheves ishte përsëri sulmuesi Kreshnik Uka. Një gol dhe një asist e në fund 2-0. Në Skoci pas një jave mund të ndodhë gjithçcka, por Malisheva, të paktën me çfarë ka treguar ndaj Vllaznisë dhe Hibernian, i ka të gjitha gjasat për të ecur përpara.
Jo për xhelozi, por ky është një leksion për futbollin shqiptar në tërësi dhe atë shkodran në veçanti. Sepse aty duhej të ishte Vllaznia. E nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i thuhet: “Bravo” Malisheva!.
Malisheva – Hibernian 2-0
(Uka 21′, Nafiu 90′)


