Detyrë e re për shkodrani Behar Ramadani tek Luftëtari. 36 vjeçari përveçse do të vazhdojë të luajë sërish futboll, këtë sezon do të ketë edhe një detyrë tjetër pranë skuadrës gjirokastrite. Bëhet fjalë për atë të ndihmëstrajnerit.
Përvoja e madhe e tij në fushën e lojës sigurisht që do të jetë një ndihmesë edhe në detyrën e re dhe tek Luftëtari janë të bindur që Ramadani do të arrijë ta bëjë sa më mirë edhe atë.
Përvoja dhe lidershipi i tij pritet të jenë një vlerë e shtuar si në pankinë, ashtu edhe brenda fushës, në objektivat e Luftëtarit për sezonin e ri ku padyshim që do të tentohet një paraqitje sa më e mirë.
Behar Ramadani ka një përvojë shumë të madhe si futbollist ku ka luajtur me disa skuadra gjatë karrierës së tij, përfshi këtu edhe Vllazninë, por gjithsesi vitet më të shumta dhe suksesin më më madh e ka patur në Gjirokastër, aty ku tashmë po nis edhe detyrën e re si trajner.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


