Shkruar nga Gjergj KOLA
E para dy ditëve ka qenë vërtetë “miqësore” dhe si rrjedhojë Vllaznia nuk i kushtoi ndoshta edhe rëndësinë e duhur duke bërë edhe eksperimente të ndryshme si në formacion ashtu edhe në mënyrën e të luajturit. Si rrjedhojë miqësorja e parë u mbyll 3-2 për Apoloninë (1-2 pjesa e parë për Vllazninë).
Sot ndërkohë dy skuadrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë javën e ardhshme në ndeshjet e ndeshjet e Uefa Champions League, janë ndeshur sërish në një tjetër miqësore dhe po në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo ishte “prova gjenerale” për kampionet e Shqipërisë dhe këtë herë Vllaznia ka dominuar në të gjitha drejtimet dhe e ka fituar atë me rezultatin e pastër 4-0.
Në pjesën e parë ka qenë kapitenia Megi Doçi e cila e ka dërguar topin në rrjetën e portës fierake dhe me këtë gol është mbyllur ky 45 minutësh. Në të dytën epërsia e vajzave kuqeblu erdhi duke u rritur edhe më shumë dhe si rrjedhojë ato do të shënonim edhe tre gola të tjerë.
Dy prej tyre mbajnë firmën e futbollistes Kendyl Olivia Sarver ndërsa i katërti u shënua nga futbollistja Ina Aas. Përfundimisht 4-0 për Vllazninë e femrave në të fundit test miqësor të saj para nisjes për në Qipro ku do të luajë edhe ndeshjet e turit të dytë të kompeticionit të rëndësishëm europian.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


