Shkruar nga Gjergj KOLA
Futbollisti shkodran Sabah Kerjota e ka nisur kampionatin e ri në Skoci si titullar me Hearts. Pasditen e sotme kjo skuadër është ndeshur në transfertë me Aberdeen në kuadrin e javës së parë të Premiership dhe është mundur me rezultatin 2-1.
Trajneri Vrancken kishte vendosur që ta niste ndeshjen me Kerjotën nga minuta e parë, duke e aktivizuar në pozicionin e tij të preferuar, atë të sulmuesit anësor të krahut të djathtë. Gjërat kanë qenë duke shkuar mirë për Hearts i cili kaloi në avantazh në minutën e 35-të me anë të McEntee.
Sabah Kerjota ështv zëvendësuar në minutën e 74-të kur skuadra e tij ishte ende në avantazh, ndërkohë që Aberdeen arriti të barazonte në ’90 dhe më pas duke përfituar edhe nga një karton i kuq i njërit prej futbollistëve të Hearts, ka shënuar edhe golin e fitores në minutën e 95-të duke arritur të fitonte me rezultatin 2-1.
Megjithatë e rëndësishme është që Kerjota e ka nisur sezonin si titullar në Skoci dhe padyshim që në ndeshjet e ardhshme do të ketë shumë më tepër për të dhënë, nisur edhe nga aftësitë dhe talenti që posedon.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


