FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Asim Belinovit, 'Mjeshtrit të Madh' të shtangës shqiptare

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Asim Belinovit, ‘Mjeshtrit të Madh’ të shtangës shqiptare

Shkruar nga Gjergj KOLA

Në Shkodër ka patur shumë sportistë të cilët në vite kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Me titujt kampion, me rekordet dhe medaljet e shumta të fituara. Edhe tek sporti i peshëngritjes janë në numër të konsiderueshëm sportistë të tillë, por njëri prej më të mirëve dhe me rezultatet më të larta është padyshim Asim Belinovi.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 79 vjetorit të lindjes së tij dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Asim Belinovi ka lindur në Shkodër më 2 gusht 1947 dhe në rininë e tij zgjedh të merret me sportin e bukur por të vështirë të peshëngritjes, por falë talentit dhe punës së tij ia del të bëhet një nga emrat më të njohur të këtij sporti në vendin tonë.

Me të rriturit e Vllaznisë ka kaluar në vitin 1966 dhe një vit më vonë, pra më 1967 do të shpallej kampion kombëtar në peshën 82.5 kg. Dhe që atëherë rezultatet e tij kanë ardhur vetëm në rritje teksa gjatë karrierës disavjeçare ka arritur të thyejë mbi 100 rekorde kombëtare dhe ka fituar disa tituj kampionë. Ky është treguesi më i mirë i vlerave që ky sportist ka poseduar.

Për të gjithë këto kontribute, Asim Belinovi është nderuar me shumë tituj, ndër të cilët edhe me atë “Mjeshtër i Merituar i Sportit” ndërsa pak vite më parë, pikërisht në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Pas lënies së sportit ka qëndruar gjithmonë pranë sportit të tij të dashur teksa ka mbajtur edhe disa pozicione të larta drejtuese në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, si anëtar i kryesisë por edhe zëvendëspresident i saj.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments