Vllaznia e futbollit të femrave i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Spartak Myjava, e vlefshme për gjysmëfinalen e grupit 6 të turit të dytë të “UEFA Women’s Champions League” dhe skuadra duket gati dhe e vendosur për ta kaluar me sukses atë.
Takimi do të luhet në orën 20:30 në “Stelios Kyriakides Stadium” të Paphos në Qipro dhe ai do të drejtohet nga arbitrja kryesore Filipa Pereira Cunha nga Portugalia. Edhe asistentja e parë do të jetë po nga ky vend dhe pikërisht Sandrine Gonçalves Santos ndërsa asistentja e dytë do të jetë Laura Emerencia Szabó nga Hungaria.
Ndëkohë UEFA ka zbardhur edhe listat e federimit të ekipeve dhe përbërja e Vllaznisë për ndeshjet e këtij turi është si më poshtë:
Portiere:
Ambra Reshiti, Antigoni Hyska, Samantha Isabel Valadez, Eriana Haxhija
Mbrojtëse:
Riselba Leba, Marina Rusha, Arbiona Bajraktari, Erin Marieka Van Dolder, Amanda Texeira Da Silva, Jylisa Kolekaj, Izabela Da Silva Sales, Loanne Magalhaes Rodrigues, Desara Lorja.
Mesfushore:
Haylee Rae Spray, Verona Berisha, Rosela Vasa, Eglisa Hardhija, Aidena Mustafaj, Tiana Gjonaj.
Sulmuese:
Klaudia Borci, Kendyl Olivia Sarver, Megi Doçi, Ine Aas, Xhesika Ndoj, Aldisa Kronaj.
Trajner:
Nikolin Leka


