Wednesday, August 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVIDEO/ Besnik Ndoj: Suksesi në 'Beach Soccer Velipoja 2026' shkon për dy...

VIDEO/ Besnik Ndoj: Suksesi në ‘Beach Soccer Velipoja 2026’ shkon për dy djemtë e mi portierë, Alevion dhe Besardon

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sot ka përfunduar turneu “Beach Soccer Velipoja 2026” dhe ashtu si para dy vitesh, fitues i tij është shpallur sërish ekipi “Velipoja.V”. Pas suksesit të sotëm, trajneri i këtij ekipi Besnik Ndoj për Gazeta “Shkodra Sport” do të shprehej:

“Jam shumë i emocionuar pas këtij suksesi sepse ishte një finale shumë e bukur dhe kuptohet që deri në fund fituesi nuk dihej. E kam fituar edhe para dy vitesh por këtë herë emocionet janë shumë të mëdha.

Unë dua të falenderoj të gjithë djemtë e ekipit të cilët sakrifikuan për këtë sukses dhe në fund ia dolëm të kurorëzohemi si fitues të turneut. Ky sukses shkon për dy djemtë e mi portierë, Alevion dhe Besardon.

Velipoja.V? Ia kam vendosur këtë emër para dy vitesh sepse kam lidhur në të dy emra shumë të rëndësishëm për mua. Velipojën, vendin tim të dashur dhe “V” është Vllaznia, skuadra jonë e zemrës. Këto dy emra janë të veçantë në jetën time dhe prandaj kjo po më dhuron kënaqësi edhe me këto fitoret që po arrijmë”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments