Thursday, August 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVeleçiku i harruar nga drejtuesit, sezoni po troket në derë dhe skuadra...

Veleçiku i harruar nga drejtuesit, sezoni po troket në derë dhe skuadra ende nuk duket gati as për të nisur stërvitjen

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sezoni i ri futbollistik po troket në derë, por në Koplik dhe më konkretisht situata te Veleçiku duket larg normales. Skuadra e Malësisë së Madhe, e cila i zhvillon ndeshjet e saj në Kompleksin Sportiv “Vëllezërit Duli”, ende nuk ka dhënë sinjale konkrete për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.

Ndërsa klubet e tjera kanë nisur të lëvizin për organizimin e skuadrave, Veleçiku vijon të mbetet në heshtje, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e ekipit. Nuk ka ende një informacion të qartë për stafin teknik, kontingjentin e lojtarëve apo objektivat që klubi do të ketë për sezonin 2026/27.

Situata bëhet edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se Veleçiku është një prej skuadrave më të njohura të zonës së Veriut dhe prej vitesh përfaqëson futbollin e Malësisë së Madhe. Ky klub e ka shtëpinë e saj pikërisht në Kompleksin “Vëllezërit Duli”, por aktualisht mungon aktiviteti i skuadrës në këtë impiant.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: ku është Veleçiku dhe kur do të nisë të mendojë për sezonin e ri? Drejtuesit e klubit dhe Bashkia Malësi e Madhe duhet të japin një përgjigje për sportdashësit e zonës, pasi koha nuk pret dhe starti i kampionatit po afrohet. Veleçiku nuk mund të mbetet peng i heshtjes. Futbolli në Malësinë e Madhe ka nevojë për një projekt, një skuadër dhe mbi të gjitha për një angazhim konkret përpara nisjes së sezonit të ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments